Nga: Nino Sunseri/

Një pol evropian në tv i qartë midis italianëve të Mediaset, francezëve të Tf1 dhe gjermanëve të ProSiebenSat. Hipoteza,për të cilën është folur prej kohësh,është rihapur nga e përditshmja Mf pasi titulli i Biscionit kishte arritur të fitonte pak më pak se 15% nga minimumi i 26 tetorit.Kolpo e stopimit të djeshëm (më pak se 3.6% në 2.72 euro) nuk ka ndaluar qarkullimin e zërave pavarësisht përgënjeshtrimeve të ardhura nga Parisi dhe Cologno.

Hipoteza mbi të cilën është duke u punuar, sipas thashethemeve, ka të bëjë me lindjen e një newco (companie të re),në të cilëen bëjnë pjesë tre kontraktuesit me peshë  sigurisht të ndryshme. Mediaset në Bursë vlen rreth 3.3 miliardë. Do të thotë se kuota në duart e familjes Berlusconi përmes Fininvest peshon 1.4 miliardë. Tf1 në Paris kapitalizon pak a shumë dy miliardë dhe kështu 40% në duart e ndërtuesit  Martin Bouygues eshtë çmuar  800 milionë. Së fundi, ProSiebenSat gjermane që kapitalizon 4.9 miliardë dhe kontrollohet nga fondet. Duke bërë bashkë tre grupet mund të lindë një pol europian me një vlerë në Bursë prej të paktën dhjetë miliardësh. Fininvest, me gjasë, do të ishte aksionari i parë i vetëm me një pjesmarrje që mund të arrijë edhe 20% duke marrë parasysh levën e shumicës.

KOMANDA – Natyrisht bëhet fjalë për kalkulime të pastra teorike të cilat mbi të gjitha shërbejnë për të demonstruar kompleksitetin e operacionit. Përtej kuotave aksionare, do të jetë pastaj për tu parë se si do të formohet qeverisja. Në fakt, është e vështirë që francezët dhe gjermanët ti lënë komandën italianëve, sidomos duke pasur parasysh se për shkak të moshës së tyre,garda e vjetër Berluskoniane do të dilte nga skena. Në kurrikulën e Piersilvios, rëndon cështja Premium (dhe akoma më perpara blerja me cmim të shtrenjtë e Endemol) që me siguri nuk mund të konsiderohen një sukses.

Përkundrazi,kanëe qënë pikërisht humbjet e regjistruara në aventurën e TV satelitar që hapën vallen e aleancave të mundshme për Biscionin. Së pari me spanjollët e Telefonica (por kishte karakter të pastër financiar). Pastaj me mikun Vincent Bollorè,patron i Vivendi. Negocimi për të arritur marrëveshjen filloi mirë por përfundoi në gjykatë me një kërkesë për dëmet prej tre miliardë avancuar nga familja Berlusconi. Ndërkohë, Biscione ka mbyllur hemoragjinë financiare duke shitur Premium te Sky. Eshtë megjithatë,për tu konsideruar se Vivendi kontrollon 29% të Mediaset dhe kjo pjesëmarrje ndoshta është një pengesë tjetër për lindjen e polit evropian.

Një qëllim tashmë nga i cili nuk mund të hiqet dorë duke parë ofensivën e nisur nga SHBA. Mbi satelitorin, Comcast ka konsoliduar rekordin pasi ka paguar 30 miliardë sterlina për Murdoch për të blerë Sky. Në internet është Netflix. Hapësira e vetme në dispozicion mbetet  tv-i gjeneralist i lirë në të cilin konkurrojnë Mediaset, Tf 1 dhe ProSiebenSat. Është e lehtë të imagjinohet se në këtë kufi do të lindë mbrojtja e Evropës. Nga ana tjetër ishte vetë Piersilvio, i cili njoftoi se ekipi i tij po punon në një aleancë të madhe kontinentale në të cilën Mediaset do të jetë qëndra.

PROVA GJENERALE  – Në pritje të zhvillimeve tre partnerët e mundshëm janë fejuar. Vitin e kaluar, Mediaset dhe Tf1 kanë investuar 50 milionë euro për të marrë dy kuota të barasvlershme prej 6% në Studio 71,kryesuesi i Multichannel Network në Evropë (ndër 5 të parët në botë) të kontrolluara nga ProSiebenSat. Studio 71 zhvillon mbi 6 miliardë video në muaj (shumë prej të cilave përfundojnë në Youtube) dhe është i pranishëm në pesë vende me rreth 200 punonjës. Në Itali,tashmë menaxhon një bibliotekë me mbi 40 milionë transmetime nëpërmjet degës në të cilën Mediaset zotëron 49%.

Mbërritja e italianëve dhe francezëve ka siguruar burime për zhvillim në tregje të reja përvec Gjermanisë, SHBA, Kanada, Britani e Madhe dhe Austri. Një zgjerim që do të lejojë Studio 71 – që ka selinë kryesore në Berlin dhe Los Anxhelos dhe zyra në Nju Jork, Londër, Vjenë, Toronto, San Francisko dhe Çikago – për të mbajtur ritmet e forta të rritjes që ka regjistruar në vitet e fundit.

 

VERITAS.COM.AL/