Vijon procesi gjyqësor për dosjen “Metamorfoza”, ndërsa Prokuroria e Posaçme SPAK ka paraqitur sot pretencën ndaj 7 të pandehurve të përfshirë në çështje penale me karakter të rëndë.

Në seancën e sotme të zhvilluar në gjykatë ishin të pranishëm edhe dy nga të pandehurit, Edmond Preka dhe Oltian Bistri, ndërsa organi i akuzës kërkoi dënime të rënda për disa prej të hetuarve.

Prokuroria ka kërkuar 15 vite burg për Behar Brahovic, 14 vite burg për Pëllumb Gjokën, 11 vite burg për Edmond Prekën, 10 vite burg për Asmer Bilalin, 9 vite burg për Ardit Hasanbegajn dhe 6 vite burg për Xhevahir Litën, të cilët akuzohen për vepra penale që lidhen me organizata kriminale dhe veprimtari të paligjshme.

Procesi gjyqësor pritet të vijojë me fjalët përfundimtare të mbrojtjes dhe më pas me vendimin e trupit gjykues.

SPAK ka kërkuar gjithashtu konfiskimin e pasurive të Oltion Bistrit, me një vlerë të prej 1.3 milionë euro.

Sipas kërkesës së prokurorisë, dënimet e kërkuara janë si më poshtë:

Behar Brahovic – 15 vite burg

Pëllumb Gjoka – 14 vite burg

Edmond Preka – 11 vite burg

Asmer Bilali – 10 vite burg

Oltian Bistri – 9 vite burg

Ardit Hasanbegaj – 9 vite burg

Xhevair Lita – 6 vite burg

Nga operacioni i SPAK i quajtur “Metamorfoza” kanë përfunduar disa persona në pranga, mes të cilëve ish-drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, prokurorë e biznesmenë. Në pranga kanë përfunduar ish-drejtori i forcave operacionale në Policinë e Shtetit Oltion Bistri; drejtuesi i prokurorisë së Kukësit Xhevahir Lita, biznesmeni Pëllumb Gjoka, Astmer Bilali, Ardit Hasanbenga dhe Edmond Preka. Ish-drejtuesi i Operacionales Oltion Bitri akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe nxjerrje të akteve sekrete, kurse prokurori Xhevahir Lita për akuzën e korrupsionit.

Oficeri tjetër i policisë që është liruar nga detyra një vit më parë, Ardit Hasanbega që ka qënë pjesë e policisë së Shkodrës dyshohet se ka ndihmuar anëtarët e grupit Bajri për të kryer vrasjen ngelur në tentativë të Ibrahim Licit. Në kërkim mbeten shumica prej personave të përfshirë në grupin kriminal, e përkatësisht Ervis Martinaj, Denis Bajri, Klaudio Haka, Prek Kodra, Aleks Ndreka, Arsat Bashli, Bardhyl Marvraj dhe Elion Hato.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *