Ekspertët e parashikimit të motit vazhdojnë të dërgojnë njoftime se “do të kemi reshje dhe stuhi shiu”, ndërsa rrezet e diellit dominojnë në Tiranë. Kjo është një gjë që ndodh, natyrisht, sepse nuk mund të parashikohet moti me saktësi perfekte.

Por kujtojmë edhe një qasje që përdoret si humor në Shqipëri se as parashikimet e satelitëve për motin, “nuk dalin”. Ndoshta e thonë duke lavdëruar klimën dhe natyrën e vendit tonë që nuk i krijon probleme të mëdha njeriut.

Megjithatë po përsërisim parashikimin e ekspertëve të sinoptikës së motit për sot: Do të ketë “reshje të dendura shiu” që  do të përfshijnë vendin tonë gjatë ditës.

Njoftimi i ka dhënë shkas qeverisë, sidomos Ministrisë së Punëve të Brendshme që ta zërë kohën me njoftime. Ministria ka njoftuar se ka ngritur “shtabet e emergjencës”, edhe nëse emergjenca e motit vonon ose nuk vjen.

Sipas shërbimit meteorologjik, moti parashikohet “me vranësira të ndërrueshme dhe të dendura”; reshje shiu, “pjesërisht shtrëngatë shiu dhe stuhi” me intensitet në pjesën bregdetare.

Temperaturat parashikohet të jenë: Zonat malore 9/20°C, zonat e ulëta 14/25°C, zonat bregdetare 15/24°C.

/Veritas.com.net/