Çiklisti Italian, Michele Scarponi ka vdekur në moshën 37 vjeç pasi u përfshi në një përplasje me një kamionçinë gjatë stërvitjes së  pedalimit.

Në një deklaratë nga ekipi ‘Astana’ thuhet se përplasja ndodhi afër shtëpisë së Scarponit, në Filottranto.

Scarponi fitoi në vitin 2011 ‘Giro d’Italia’ pasi  Alberto Contador u tërhoq nga titulli dhe shpalli fitoren në garën e ‘Tour of the Alps’ ditën e Hëne.

‘ Kjo është një tragjedi aq e madhe sa nuk mund të shkruhet’- thuhet në deklaratë.

Scarponi la pas gruan dhe dy fëmijë.

/Veritas.com.al/