Gjatë tetë viteve të saj si “First Lady” e Amerikës, Michelle Obama u pëlqye edhe për flokët e saj.

Por tashmë që ajo është zhveshur nga titulli i lartë, dhe pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, Michelle dhe Barack e kalojnë ditën mes detit, duke vrapuar dhe duke bërë surfy në ishujt Virgine.

Së fundmi Michelle ka postuar një fotografi ku duket gjatë arratisjeve tropikale, ku shihet në variantin “ujë dhe sapun” dhe me flokët kaçurrela të egra, një pamje që nuk ishte parë kurrë nga Michelle, e cila shihej gjithnjë e krehur ose me flokët drejt ose me inde të mëdha.

/Veritas.com.al/