Ka nisur protesta e opozitës në bulevardin e madh të kryeqytetit.

Mësohet se kryeministri Rama ka qëndruar në Kosovë, i ruajtur në Malet e Sharrit, në lartësi rreth 2000 metra.

Një ditë më parë Rama ishte në Kosovë për të marrë pjesë në ceremonitë e organizuara me rastin e festës së pavarësisë. Ndërkohë që mësohet se ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ndodhet në zyrën e tij në Ministrinë e Brendshme, duke organizuar policinë e shumtë dhe snaiperat mbi selitë e kryeministrisë e të Kuvendit

Kreu i opozitës, Basha, i ka bërë thirrje policisë të mos provokojë qytetarët.

/Veritas.com.al/