
Komisioni Evropian njoftoi se i ka ardhur në ndihmë Afganistanit, pas tërmetit katastrofik që goditi vendin. Mësohet se janë dërguar ndihmë humanitare 1 milion euro dhe 130 ton materiale për të prekurit nga tërmeti. Mbi 1100 persona kanë humbën jetën dhe më shumë se 3,000 të të tjerë janë plagosur. Të paktën 8,000 shtëpi janë të dëmtuara.
Zëdhënësja e shtypit e Komisionit, Eva Hrdchirova deklaroi: “ndihma jonë për Afganistanin është tashmë në rrugë e sipër. Ne reaguam menjëherë ndaj lajmit të pakëndshëm për tërmetin. Dy fluturime me ndihmë humanitare nga BE pritet të mbërrijnë në Kabul brenda javës, duke transportuar 130 ton artikuj thelbësorë si tenda, ilaçe, ujë, veshmbathje dhe artikuj higjiene”.
Përveç kësaj, Komisioni Evropian ka vënë në dispozicion 1 milion euro nga Fondi i Emergjencës për vendet dhe partnerët që mund të ofrojnë ndihmë në terren.
“Kjo paketë i shtohet angazhimit tonë të gjatë për të mbështetur Afganistanin”, tha ajo.
Komente