Drejtori i Komunikimeve në Shtëpinë e Bardhë ka dhënë dorëheqjen vetëm tre muaj pas emërimit në këtë post.

Mike Dubke, një strategjist me eksperiencë Republikan, ishte thërritur nga Trump për të riorganizuar strategjinë e mediave në Shtëpinë e Bardhë.

Tni për tani, sekretari i shtypit i Shtëpisë së bardhë, Sean Spicer, siç raportohet, do të mbajë pozicionin e tij, por do të ketë më pak dalje para mediave.

Zoti  Dubke po lë një periodë shumë të mirë- sipas ‘Axios News’- një ëebsite politik që e raportoi i pari largimin e tij.

Presidenti Trump raportohet se është ndjerë keq kur e mori vesh lajmin nga Shtëpia e Bardhë.

Menjëherë ai ka ngritur idenë e heqjes së daljes përditë para mediave, dhe që vetë të dalë para mediave një herë në dy javë.

/Veritas.com.al/