Zëvendës presidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence ka hedhur poshtë si  “të turpshëm dhe fyes” një raport ku thuhet se ai po përgatitet për të garuar në zgjedhjet presidenciale të vit 2020.

Gazeta ‘The New York Times’ flet se një “fushatë në hije” ka nisur nga disa Republikanë, që supozohet se Donal;d Trump nuk do të kandidojë pësëri.

Duke cituar burime të shumta, artikulli i gazetës thotë se Zoti Pence ka nënkuptuar se mund të garojë në qoftë se zoti Trump nuk do të jetë kandidat.

Zoti Pence thotë se artikulli është një përpjekje për të përçarë administratën e Shtëpisë së Bardhë.

Veritas.com.al/