Zëvendës presidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence ka paralajmëruar Kim Jong-un e Koresë së Veiut që të mos ” luajë” me presidentin Trump nëse takohen muajin që  vjen.

“Do të ishte një gabim shumë i madh për Kim Jong-un që të mendojë se mund të luajë me Donald Trump,”, tha zoti Pence gjatë një interviste në ‘Fox News’.

Zoti Pence gjithashtu tha se zoti Trump mund të mos marrë pjesë në samitin e 12 Qershorit.

Koreja e Veriut ka kërcënuar se nuk do të marrë pjesë në samit pas disa komenteve të bëra nga këshilltari i Sigurisë Kombëtare, John Bolton.

Veritas.com.al/