Senati i Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar ish drejtorin e CIA-s, Mike Pompeo si sekretar i shtetit i Shteteve të Bshkuara, duke i dhënë fund një beteje të ashpër për konfirmimin.

Zoti Pompeo ka qenë i akuzuarnga Demokratët si fajkua lufte dhe mbështetës i anti- Myslimanizmit dhe me pikëpamje homofobike.

Senati ka votuar 57 me 42 për të aprovuar zotin Pompeo në krye të diplomacisë Amerikane, i dyti Sekretar Shteti gjatë presidencës Trump.

Paraardhësi i tij  Rex Tillerson, është larguar nga posti muajin e kaluar nga presidenti Trump me anë të një njoftimi në Tëitter, për shkak të disa përplasjeve mes tyre.

Veritas.com.al/