Ka ndërruar jetë, në moshën 78 vjeçare, legjenda e ‘fluturimit’ në portën e futbollit, Mikel Janku.

Janku ka luajtur portier i ekipit tonë kombëtar të futbollit dhe portier i ekipit Partizani, në vitet ’60-70 të shekullit që kaloi. Rrallë mund të gjeje të ri, ose edhe në mosha të rritura, të asaj periudhe që nuk kishin admirim për Jankun.

Në moshën e dytë, Mikel Januk e vështroi futbollin si një analist i emisioneve televizive mbi futbollin.

Jeta e Mikel Jankut ka pësuar ndryshime thuajse të pabesueshme: Ishte pilot, por u bë portier i famshëm

Nga një karrierë ushtarake, tek një tjetër e famshme sportive. Nga një pilot helikopteri mbi Vollga e Don, në një portier i shquar i futbollit shqiptar. Nga Bellova që e zbuloi, prishja me rusët, tek Bekenbauer, golat e Mylerit, Bestit, turneu i Hanoit, Boriçi, Pano, dhe Maliqati… Gjithçka në një tregim të rrallë… Ky është Mikel Janku, aviatori, portieri kombëtares, kampion dhe fituesi i kupave me Partizanin, opinionisti, gazetari, vëllai i madh i familjes, të gjithë protagonistë me një klub të vetëm.

Veritas.com.al/