Mbështetësit e Shtetit Islamik e kanë bekuar sulmin në Westminster, duke i justifikuar vrasjet si “hakmarrje” për luftën e dytë të Golfit dhe për sulmet ajrore mbi grupet terroriste në Irak dhe Siri.

“Diktatori i Londrës i cili kapet pas njerëzve të pafe… Qeveria e tij vrau 1 milion irakian sunny  dhe përdhunoi vajza dhe nëna të reja. Do ta vrasim dhe do ta djegim atë”, shkruan Samarouni (@moboto6) në Twitter.

Duke përdorur media sociale të koduara si Telegrame, simpatizantët e terrorit në Londër i vlerësojnë   si “të bekuar”  aktin e kryer në Londër.

Një prej tyre, sipas Telegraph, tha se Mbretëria e Bashkuar do të paguajë “gjak për gjak” për përzierjen në koalicionin e udhëhequr nga Shttet e Bashkuara kundër xhihadistëve.

/Veritas.com.al/