Minatorët po protestojnë para selisë së kryeministrisë për statusin e minatorit. Me “Një këmbë e kanë në varr e një këmbë mbi varr” siç thonë ata kërkojnë të drejtat e tyre për të jetuar me dinjitet
Ata thonë se janë siguruar me pagë minimale, pensioni i tyre nuk i kalon 20 mijë lekë të reja në muaj
“Hajde Taulant Balla!, Ulsi Manja!, hajdeni këtu, mbani premtimin!” thërrisnin minatorët me megafon.
Minatorët kërkojnë caktimin e grupit negociator me ministrinë e Energjetikës dhe shprehen të vendosur se do të vazhdojnë protestat derisa statusi i minatorit të marrë përgjigje përfundimtare.
Veritas.com.al/