Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë do të mirëpresë sot Ministerialin e Korridorit VIII, me fokus avancimin e bashkëpunimit strategjik në fushën e ndërlidhjes, qëndrueshmërisë dhe integrimit rajonal.

Sesioni ministror nisi në orën 10:00 në Pallatin e Brigadave dhe do të drejtohet nga ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali.

Në këtë ministerial marrin pjesë delegacionet e kryesuara nga Antonio Tajani, zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme të Italisë; Timčho Mucunski, ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut; Oana-Silvia Țoiu, ministre e Punëve të Jashtme e Rumanisë; si dhe Nikolay Pavlov, zëvendësministër i Punëve të Jashtme i Bullgarisë.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *