“Prej tre ditësh dëgjoj çfarë nuk dëgjoj dhe përpiqem vetëm të komunikoj qetësisht kur më jepet mundësia- shkruan ministre e Arsimit, Lindita Nikolla nw facebook.

Prej tre ditësh i përgjigjem pozitivisht çdo letre apo pusulle me kërkesa që më vjen në derë.

Prej tre ditësh jam në zyrë e gatshme të takohem me studentët për të biseduar sy më sy.

Si ka mundësi që të protestohet dhe të mos dialogohet, kur je i ftuar t’i shtrosh në tryezë kërkesat?

Si mund të bëhet një punë e mbarë me ultimatume dhe si mund të adresohet për më tepër problematika komplekse e Universitetit, me kërkesa ultimative për tema shumë serioze që meritojnë të trajtohen seriozisht?

Veritas.com.al/