Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha se lajmi sikur ai ka thërritur në takim truprojën e kreut të PD, Lulzim Basha është i pavërtetë.

Ai ka mohuar kategorikisht që të jetë takuar me truprojën e Bashës, njëherësh pjesëtar i Gardës së Republikës, si dhe faktin që ka pasur informacione se kreut të PD i rrezikohet siguria.

“Nuk ka asgjë të vërtetë, ky është një lajm i sajuar nga Partia Demokratike.

Nuk kam asnjë informacion për kërcënime ndaj zotit Basha.

Duhet të pyesni Partinë Demokratike për lajme që sajon Partia Demokratike.

PD po tenton të prodhojë lajm, në kushte pamundësie për të prodhuar lajm sot, ka lajme të tjera sot”- tha Leshaj.

Veritas.com.al/