Gjatë punimeve të Forumit të Diplomacisë në Antalia, ministri i Jashtëm Igli Hasani ështa takuar me homologun e Azerbajxhanit, Jeyhun Bayramov. Hasani thotë se marrëveshja për heqjen e vizave, e cila u nënshkrua dje dhe hapja e ambasadave në Tiranë dhe Baku do nxisë bashkëpunimin mes dy vendeve.

“Takim miqësor me homologun e Republikës së Azerbajxhanit, Jeyhun Bayramov, gjatë punimeve të Forumit të Diplomacisë në Antalia.

Vlerësuam agjendën pozitive të marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit, si dhe vazhdimësinë e dialogut intensiv politik, gjatë vizitës së fundit të Kryeministrit Edi Rama në Baku.

Marrëveshja për heqjen e vizave e nënshkruar dje, hapja e ambasadave në Tiranë dhe së shpejti në Baku do të nxisin edhe më tej kontaktet mes njerëzve, bashkëpunimin në turizëm, ekonomi dhe fusha të tjera me interes të përbashkët.”, shkruan Hasani.