Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka lënë takimin ministerial në Bosnjë pasi lideri serb i Bosnjës, Milorad Dodik tha se ministri i Kosovës nuk është i mirëpritur në vendin autonom të Serbëve, raporton New York Times.

Kosova është një nga shtetet anëtare të Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore, ministrat e të cilave do të mblidhen nesër e Mërkurë në Banja Luka, që de facto është kryeqytet i Republikës Serbe të Bosnjës, Republika Srpska.

“E anulova pjesëmarrjen në takim…, për shkak të kërcënimeve të presidentit të Republika Srpska, Milorad Dodik, i cili sot … tha se unë dhe delegacioni im nuk jemi të mirëpritur në Banja Luka”, shkroi Pacolli në profilin e tij në Facebook.

Veritas.com.al/