Në një deklaratë për mediat nga spitali i Traumës, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, tha se 13 persona janë plagosur në protestën e opozitës, nga të cilët, 10 policë.
Lleshaj tha se çdo përpjekjeje për të destabilizuar vendin është e kotë pasi policia është e vendosur për të mos e lejuar destabilizmin.
“Sapo zhvillova një vizitë tek të plagosurit. Janë 10 policë dhe 3 qytetarë që janë plagosur si rezultat i sulmit kriminal. Është për të ardhur keq, e papranueshme. Përpjekja për të destabiluzuar, për të krijuar dhunë është e pashpresë, sepse policia e Shtetit është e vendosur.
Dua t’i bëj të qartë Lulzim Bashës se në konton e tij ka llogari të errëta: 4 të vrarë dhe sot 10 policë të plagosur; dua t’i them se dhuna nuk është opsion. Qytetarët të distancohen nga ky grup që po shkakton gjëmë të madhe Shqipërisë prej vitesh.” përfundoi Lleshaj fjalën e tij.
Veritas.com.al/