Londër (AFP) – Ministri i Brendshëm Britanik tha të enjten se ai kishte certifikuar kërkesën e SHBA për të ekstraduar themeluesin e WikiLeaks Julian Assange mbi baza spiunazhi në një masë procedurale që hap rrugën për një betejë gjyqësore.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë konfirmoi të martën se kishte paraqitur një kërkesë formale për ekstradim. Sekretari i Brendshëm britanik Sajid Javid tha se e nënshkroi atë të mërkurën.

Vendimi përfundimtar nëse Assange mund të ekstradohet do ti takojë gjykatave. Seanca e ardhshme në çështjen e ish hackerit australian të kompjuterit është të premten.

“Jam shumë i kënaqur që policia më në fund ishte në gjendje ta kapë atë dhe tani ai me të drejtë eshte pas hekurave sepse ka thyer ligjin në Mbretërinë e Bashkuar”, tha Javid për BBC radio.

“Ekziston një kërkesë për ekstradim nga SHBA që është nesër përpara gjykatës, por dje Une……e kam certifikuar atë.

“Dua të shoh drejtësinë të funksionoje ne çdo kohë dhe kemi një kërkesë të ligjshme për ekstradim, prandaj e kam nënshkruar atë, por…. vendimi tani është ne dore te gjykates”.

Nëse plotësohen kriteret themelore, sekretari i brendshëm duhet të certifikojë një kërkesë të vlefshme për ekstradim nga Shtetet e Bashkuara përpara se gjykatat të marrin vendim mbi ate nëse personi mund të ekstradohet.

Sekretari pastaj vendos nëse do të urdhërojë një ekstradim.

Assange,i cili po mbahet në burgun e sigurisë së lartë Belmarsh në juglindje të Londrës, nuk pritet të marrë pjesë në seancën e të premtes personalisht, por mund të marrë pjesë përmes video-lidhjes, megjithëse do të jetë kryesisht procedurale.

“Konfrontimi i parë i vërtetë i argumenteve” në gjykatë nuk do të jetë edhe për javë apo muaj te tera, sipas redaktorit te WikiLeaks Kristinn Hrafnsson.

Uashingtoni ka akuzuar Assange se ka shkelur Aktin e Spiunazhit të SHBA duke publikuar dosje ushtarake dhe diplomatike në vitin 2010.

18 akuzat kundërshtojnë pretendimin e tij se ai thjesht ishte një botues që merrte materiale të nxjerra – të cilat duhet të mbrohen sipas legjislacionit për lirinë e shtypit.

Rasti ka shqetësuar disa media amerikane dhe botërore, të cilat argumentojnë se aktivitetet e Assange ndryshojnë shumë pak nga ato të tyret. Ata frikësohen se rasti i tij mund të vendosë një precedent për kufizimin e fjalës së lirë dhe të drejtave të mediave.

Veritas.com.al/