(FOTO: Marek Madariç, ministër i i dorëhequr i Kulturës në Sllovaki)/

Marek Madariç, ministër i Kulturës në Sllovaki, ka dhënë dorëheqje pas vrasjes së gazetarit investigativ të këtij vendi.

“Sinqerisht, si ministër i Kulturës i Sllovakisë, nuk e duroj dot që një gazetar të vritet gjatë mandatit tim”, ka thënë Madariç në konferencën për gazetarë.

Gazetari i vrarë Jan Kuciak (27 vjeç) raportonte për proceset penale të biznesmenëve nga të cilët disa kanë qenë të lidhur me politikanë.

Trupat e vrarë të gazetarit dhe të dashurës së tij janë gjetur në fundjavën e shkuar në shtëpinë e tyre në vendin e quajtur Velka Maça, në lindje të kryeqytetit Bratislavë.

Të gjitha mediat sllovake sot kanë publikuar rrëfimin e pambaruar në të cilin kishte punuar gazetari raporton ‘ EU Observer’.

Veritas.com.al/

(FOTO: Gazetari i vrarë sllovak, Jan Kuciak)/