(FOTO: Audienca e takimit te sotem mbi krimin e organiuar)/

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafa, ka folur menjëherë pasi ambasadori i SHBA, Donald Lu ka prezantuar agjentët e FBI dhe ka bërë thirrje për të luftuar krimin e organizuar. Kësaj here ai ka kërkuar në emër të SHBA se “po flasim për vepra, jo për fjalë…”, që të luftohet krimi i organizuar, të burgosen ‘peshqit e mëdhenj’, sepse populli shqiptar “e meriton këtë”.

Por ministri i brendshëm nuk e ka pranuar emergjencën me të cilën aleatët dhe SHBA- kryesisht, e kërkon luftën kundër krimit të organizuar. Gjithë shqetësimit të aleatëve, ministri Xhafaj i “ka hedhur ujë”.

Ai ka thënë se “nuk është Shqipëria ndryshe nga të tjerët…, gjithë bota ka krim”, duke dashur ta minimizojë rëndësinë e tragjedisë shqiptare me krimin.

“… Nuk jemi ne të vetmit në këtë botë të trazuar që e vuajmë këtë të keqe të madhe, përkundrazi,  por me gjithë progresin e bërë në luftën kundër krimit të organizuar, jemi larg standardit të një shoqërie ku sundon ligji, drejtësia…”.

Veritas.com.al/