Pas disa minutash është orari i fundit kur mblidhet Komisioni parlamentar i Mandateve për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri, kërkuar nga prokuroria për arrestimin e tij si pjesë e bandave të trafikut të narkotikëve në Itali.

Gjatë ‘rrugës’ për të mbërritur në orën 11.00 kur mblidhet Komisioni, ministri pasues i Tahirit, zoti Xhafaj, ka deklaruar se ‘nuk shikoj prova fajësie’ për Saimir Tahirin. Më pas ai ka sulmuar prokurorët që kanë hetuar dhe nënshkruar kërkesën për arrestimin e Tahirit. “Po vetëpërdoren politikisht”, ka deklaruar ministri aktual i Brendshëm.

Pas kësaj, është përgjigjur menjëherë Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Ai ka thënë me ‘keqardhje’ se zoti Xhjafaj ka kryetar komisionin e Vettingut dhe megjithatë nuk di procedurat e reja ligjore të ndryshuara sipas reformës. “Situata e tensionuar, krimi në gjithë territorin e vendit dhe veçoj Vlorën, Lushnjën, Elbasanin”- ka thënë Llalla. Detyra jonë është që të vihen para përgjegjësisë autorët” ka thënë.

Qëndrimi i zotit Xhafaj është një sinjal i rëndë se Socialistët do të vazhdojnë ta mbrojnë Saimir Tahirit edhe para krimit të kryer. Xhafaj është ministër socialist që ka manifestuar largësi e indiferencë me Tahirin, gjë që e ka pranuar edhe vetë ministri që po arrestohet.

Por me sa duket Qeveria Socialiste ka lëshuar një direktivë për mbrojtjen e Tahirit.

Veritas.com.al/