Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar një ditë pas deklaratës së komisionerit Johannes Hahn për Çamërinë; ministria greke ku ka thënë se “çështja çame nuk ekziston”.
Përmes një deklarate për shtyp, ministria e Jashtme greke ka thënë se kjo deklaratë është e papranueshme.
“Siç e dimë, çështja çame nuk ekziston dhe, për këtë arsye, nuk është pranuar si negociatë mes qeverisë greke dhe asaj shqiptare.
Komisioneri Hahn me këtë përgjigje tregon se “nuk e ushtron rolin dhe funksionet e tij” sipas parimit të paanshmërisë për të nxitur interesat e përbashkëta të Bashkimit, siç parashihet me nenin 17 të Traktatit të Lisbonës.
Tashmë “kemi kërkuar nga ky institucion të japë shpjegime direkt dhe bindëse, për këtë përmbajtje të papranueshme”, thuhet në deklaratën e ministrisë së Jashtme greke.
Një ditë më parë, komisionari i BE, Hahn, deklaroi se “BE po i kërkon Greqisë të zgjidhë çështjen çame”, deklaratë e cila u komentua edhe në Tiranë, sidomos nga Parti çame, PDIU- pjesë e koalicionit qeveritar.