Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ka folur këtë të premte lidhur me situatën e meningjitit në vend, pas rasteve të fundit të regjistruara me këtë sëmundje.

Gjatë një inspektimi në kantierin e ndërtimit të korpusit modern të Laboratorëve të Referencës Kombëtare pranë ISHP-së, Koçiu theksoi se nuk ka arsye për panik, pasi autoritetet kanë marrë të gjitha masat e nevojshme

Ajo bëri me dije se që nga momenti i shfaqjes së rastit të parë në një shkollë në Durrës, është ndërhyrë menjëherë me diagnozë, trajtim dhe gjurmim të kontakteve. Ministrja apeloi për zbatim të këshillave të mjekëve dhe higjienizim të ambienteve shkollore për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

Duke folur për ndërtimin e laboratorëve të rinj të ISHP-së, Koçiu theksoi rëndësinë e investimit, i cili do të sigurojë akomodimin e shtatë laboratorëve të avancuar për diagnostikimin e sëmundjeve infektive.

“Pandemia COVID na tregoi nevojën për forcimin e kapaciteteve laboratorike, ndaj kemi nisur këtë investim madhor. Kjo godinë me katër kate mbi tokë dhe një nëntokë, e financuar nga buxheti i shtetit me vlerë afro 5 milionë euro, do të ofrojë kushte bashkëkohore për ekzaminimet laboratorike,” tha ministrja.

Ajo shtoi se do të vijojnë investimet në pajisje të reja laboratorike për të rritur kapacitetet diagnostikuese dhe për të garantuar sigurinë maksimale në analizat e patologjive me rrezik të lartë.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *