Marina Argjentinase thotë se një ngjarje që duket si shpërthim është regjistruar pranë vendit ku është lokalizuar nëndetësja e zhdukur javën e kaluar me 44 anëtarë të ekuipazhit në bord.

Një zëdhënës i marinës tha se “një sinjal mbinormal, i shkurtër, vetëm një herë, i dhunshëm, jo bërthamor” është përhapur në Atlantikun jugor.

Nëndetësja ‘ARA San Juan’ u zhduk të mërkurën e kaluar.

Disa shtete, ku përfshihet edhe Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, kanë dërguar asistencë.

Zëdhënësi i kapiteni Enrique Balbi tha se marina Argjentinase është informuar se shpërthimi i dyshuar ndodhi pranë vend-vendosjes së fundit të nëndetëses.

kapiteni Balbi thotë se marina dinte vetëm vendndodhjen e shpërthimit të dyshuar, jo shkakun e shpërthimit.

Kërkimet do të përqendrohen në zonë- tha ai.

Veritas.com.al/