Kensington Palace ka konfirmuar se Meghan Markle dhe Princi Harry do të kenë nje fëmijë pranverën e ardhshme. (Foto: Chris Jackson)
Përgatitu për një tjetër fëmijë mbretëror!
Kensington Palace ka konfirmuar se Meghan Markle dhe Princi Harry presin fëmijën e tyre të parë, pranverën e ardhshme. Lajmi vjen gati 5 muaj pas martesës së tyre mbretërore të 19 majit.
Do të jetë fëmija e parë për ish aktoren 37-vjeçare dhe burrin e saj mbretëror,34.Çifti,të cilët sapo kanë mbërritur në Australi për një tur mbretëror, janë parë për herë të fundit në martesën e 12 tetorit të kushërirës së tij Princess Eugeni,ku veshja Givenchy voluminoze e Meghan-it mbulonin spekulimet rreth shtatzënisë.
“Shkëlqesitë e tyre mbretërore kanë vlerësuar të gjithë mbështetjen që kanë marrë nga njerëzit në mbarë botën që nga dasma e tyre në maj dhe janë të kënaqur që mund të ndajnë këtë lajm të lumtur me publikun”, tha Kensington Palace për njoftimin e shtatzënisë.
Sipas korrespondentit mbretëror Chris Ship, dukesha është rreth 12 javësh në shtatzëninë e saj.
Foshnja Sussex është vetëm shtesa e fundit për familjen mbretërore, e cila mirëpriti më të riun Prince Louis, te Kate Middleton dhe Princit William, në prill, si dhe vajzën, Lena, për kushërirën mbretërore Zara Tindall këtë verë. Fëmija i Meghan dhe Harry pritet gjithashtu të mbajnë titullin princ ose princeshë.
Pra … do t’i bëje Givenchy veshjet e shtatzënisë?
Veritas.com.al/