Miqësorja në futboll mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë ka përfunduar në barazim 2 me 2. Gjeorgjia shënoi golin e parë që në fillim të pjesës së parë dhe më pas shënoi edhe në nisje të pjesës së dytë.Shqipëria duket se është zgjuar vonë dhe ka shënuar 2 golat e barazimit në minutat e fundit të ndeshjes. Goli i parë u shënua në minutën e 88 me anë të Migjen Bashës dhe në minutën e 92’ ka shënuar një supergol Sokol Cikalleshi.

Goli i Bashes, mesfushori dergon topin ne rrjete

 Minuta e 92 dhe Shqipëria më në fund e ka barazuar rezultatin me miqësoren që u zhvillua në “Qemal Stafa”, ndaj Gjeorgjisë. Sokol Cikalleshi ka gjuajtur nga jashtë zonës dhe ka shënuar golin e barazimit, duke sjellë edhe entuziazëm tek tifozët dhe bankina shqiptare.