Raporti për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta është miratuar me unanimitet të plotë, pak më parë në Komisionin Hetimor.

Të gjithë anëtarët e Komisionit kanë votuar pro shkarkimit të Kreut të Shtetit.

Sipas relatorit Alket Hyseni, komisioni gjeti shkelje të 16 neneve kushtetuese nga Kreu i Shtetit: “Qartësisht rezulton se Presidenti ka kryer veprimtari të njëanshme partiake, antimazhorancë, që bie ndesh me nenin 89 të Kushtetutës, ku parashikohet se Presidenti nuk mund të mbajë asnjë detyrë tjetër publike, nuk mund të jetë anëtar partie dhe as të kryejë veprimtari të tjera. Presidenti nuk duhet që të përfshihet në fushatë zgjedhore kundër një ose disa forcave politike, apo të mbështesë grupe të tjera. Qëndrimet e veta publike, të ashpra kundër mazhorancës, Presidenti i ka mbajtur në mënyrë konstante. Komisioni Hetimor çmon se Presidenti nuk qëndroi mbi palët dhe me qëndrimet e tij humbi funksionin e të qënit faktor ekuilibri”.

VERITAS.COM.AL