-Annette Widmann-Mauz, Ministre për Integrimin dhe Emigrantët në Gjermani,ka dërguar urimin per festat  pa përmendur Krishtlindjet. Arsyeja? Do të ofendonte fetë e tjera-

Nga: Renato Zuccheri 

Më mirë të mos thuash “Krishtlindje të Gëzuara”, rrezikon të ofendosh dikë që nuk beson ose se je një besimtar i feve të tjera.

Kështu, në Gjermani, Annette Widmann-Mauz, Ministre për Integrimin dhe Emigrantët, ka vendosur të dërgojë urimet e saj pa thënë pse festohet: domethënë, lindja e Jezusit..Nje urim shume “kristian” qe sic shihet ne Berlin konsiderohet një provokim për emigrantët per të cilet okupohet ministria e Frau Annette.

Siç raporton Italia Oggi,Politika e kristiandemokrate ka dërguar kartolinën tradicionale të urimit si përfaqësuese e qeverisë me frazen ” Ne cfarëdo gje që besoni,ju urojmë një fillim të mirë të vitit te ri “. Një zgjedhje absurde, aq shumë saqë edhe politikanët e së majtës radikale ju kthyen kundër vendimit të përfaqësuesit të ekzekutivit të Angela Merkel. Sevim Dagdelen, lindur në Gjermani, por me prejardhje kurde dhe nënkryetare e grupit parlamentar të ekstremit të majtë të Linke, tha: “Është e trishtueshme që për një tolerancë false, te bësh të padukshme Krishtlindjet, festen e dashurisë”.

Ahmad Mansour, një ekspert i Islamit,deklaroi për Bild Zeitung: “Siguria e identitetit është krejt ndryshe! Është e padiskutueshme qe mund ti urojmë të krishterët, veçanërisht nga ana e një politike dhe një personi përgjegjës për problemet e integrimit” . Diçka që duhet të merret si e mirëqenë. Por natyrisht nuk është për ministren gjermane.Qe në gjithë këtë, ka harruar një detaj të vogël: partia e saj quhet Cdu, ose Christlich Demokratische Union Deutschlands. Dhe kjo Christlich ështe për “të krishterë”.

Veritas.com.al/