Detaje të reja dalin në dritë nga pengmarrja dhe vrasja e Jan Prengës, trupi i të cilin rezulton ende i zhdukur. Në një raportim për ‘News24’ gazetarja Klodiana Lala deklaroi se urdhri për rrëmbimin e 49-vjeçarit më 17 janar të këtij viti u dha nga një burg në Ekuador, ku vuan dënimin shqiptari Dritan Rexhepaj. Sipas Lalës, duke u bazuar tek dosja hetimore, Rexhepaj është një emër i skeduar nga policia, pasi akuzohet për vrasjen e disa policëve në Krujë, ndërsa pas krimit u arratis.

Ajo theksoi se ka qenë pikërisht Rexhepaj ai që ka bërë lidhjen mes grupit kriminal në Britani, ku ka njoftuar për humbjen e ngarkesës prej 300 kg kokainë, për të cilën u fajësua vëllai i Jan Prengës, Astrit Prenga.

“Urdhri për rrëmbimin e Jak Prengës u thur nga një burg i Ekuadorit. Atje mbahet prej disa vitesh Dritan Rexhepaj (Gramoz Rexhepi apo Lulzim Murataj). Ai është i njohur nga policia, pasi akuzohet për vrasjen e oficerëve të policisë së Krujës.

Ai kërkohej nga 4 shtete europiane, Spanja, Belgjika dhe Britania e Madhe. Nga burgu, ku ndodhet Rexhepi, kur një sasi droge u zhduk, ai ka kontaktuar me krerët e grupeve kriminale dhe ka urdhëruar marrjen peng të Jak Pregës me idenë që të ushtronte presion ndaj vëllait të tij. Këto biseda janë përgjuar nga autoritetet.

Kur RENEA përfundoi sot aksionin në Shkodër, ku kontrolloi magazina e banesa, media zbulon emrat e personave që po kërkohen. Bëhet fjalë për Gentian Doçin, biznesmen i njohur, i cili cilësohet personazh kyç në këtë histori si dhe miqtë e tij: M. Bleta dhe Korado. G, që po kërkohen nga Policia e Shtetit.

Sipas dosjes së  Dritan Rexhepajt, mendohet se ky ka lidhur 3 grupe kriminale, nga Vlora, vend nga i cili është, Shijaku, dhe Gentian Doçi nga Shkodra.”, raportoi gazetarja Lala.

VERITAS.COM.AL/