Një person i armatosur ka hapur zjarr në një kishë në Texas gjatë shërbesës së të Dielës, që përfundoi me shumë viktima.
Sulmi ndodhi në KIshën e Baptistit të Parë në pjesën jugore të Springs në qarkun Ëilson.
Filiali lokal i televizionit ABC ‘KSAT 12’ raportoi se njeriu i armatosur hyri në kishë rreth orës 11:30 sipas orës lokale dhe nisi të qëllojë.
Policia tha se “ka viktima të shumëfishta” dhe se autori i krimit është vrarë nga policia. Numri i viktimave nuk është akoma i qartë.
Fotot dhe videot nga vendi i ngjarjes tregojnë se zona është e rrethuar nga shirita dhe po kontrollohet nga policia.
Një numër helikopterësh kanë arritur për transportimine të plagosurve, sipas reporterit të KSAT 12, Max Massey.
Agjentët e FBI, gjithashtu kanë arritur në vendin e ngjarjes.
Veritas.com.al/