Paris (AFP) – Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian të enjten bëri thirrje për një takim urgjent të koalicionit të udhëhequr nga SH.B.A. kundër grupit xhihadist të Shtetit Islamik (IS), një ditë pasi Turqia nisi një sulm në veri të Sirisë.
“Koalicioni ndërkombëtar duhet të takohet sepse ne jemi në një situatë të re dhe sepse lufta kundër Daesh (emri arabik për IS) rrezikon të rindizet ndërsa Daesh ishte duke pritur për këtë mundësi,” tha Le Drian në kanalin televiziv France 2.
Kurdët e Sirisë thanë të enjten se bombardimet Turke kishin goditur një burg që ata e përdorin për të strehuar luftëtarët e grupit të Shtetit Islamik te zene rob, pavarësisht premtimeve të Ankarasë për të mos bërë asgjë për të minuar fushatën kundër xhihadistëve.
VERITAS.COM.AL/