Duket si paradoks, por ka rezultuar një realitet: Ishte vetë psikologu i burgut, Arjan Belishova, (me detyrë ‘pastrimin e trurit’ të të burgosurve) që sipas policisë fuste kanabis brenda në burg, duke furnizuar të burgosurit me drogë. Policia ka kryer arrestimin e tij dy të tjerëve që e ndihmonin
Si organizohej furnizimi i burgut me drogë? Policia njofton:
Shtetasi Astrit Hushi (i dyshuar në rolin e ndërmjetësit) siguronte lëndën narkotike tek shtetasi Sodiol Duma (i dyshuar në rolin e furnizuesit) dhe i’a jepte shtetasit Arjan Belishova (i dyshuar në rolin e korrierit), me detyrë psikolog në I.E.V.P. Durrës , i cili e fuste në ambientet e I.E.V.P.
Shtetasi Arjan Belishova i’a dorëzonte lëndën narkotike shtetasit Saimir Zotkaj, i cili është i burgosur në I.E.V.P. Durrës. Saimir Zotkaj (i dyshuar në rolin e shpërndarësit) e shpërndante lëndën narkotike në ambientet e I.E.V.P.
Shtetasi Serxhio Shtjalshi, punonjës në lokalin e I.E.V.P., merrte lekët nga shtetasi Saimir Zotkaj dhe i’a jepte shtetasit Astrit Hushi, lekë me të cilat ky i fundit blinte lëndën narkotike dhe paguante psikologun.
Më datë 27.07.2017, shtetasi Astrit Hushi është kapur në flagrancë duke i dhënë lëndën narkotike shtetasit Arjan Belishova, të ndarë në doza, si edhe një sasi lekësh për punën që do kryente A. Belishova, duke e futur lëndën narkotike në ambientet e I.E.V.P.
Veritas.com.al/