Drejtori tregon për moshën e artë të gazetave. Me histori vdekjeprurëse për Afeltra-n, Montale-n dhe të tjerë …

Nga: Luigi Mascheroni/ 

Vittorio Feltrit, në fund të fundit, ne peshën neto te afeksioneve (sidomos për kuajt, dhe macet),i interesojnë dy gjëra: Rrobat elegante dhe shkrimi. Në të dyja rastet është çështje stili.

Njeri me stil dhe gazetar race, Feltri ka vendosur në klasën e tij vetëm një limit, edhe pse në fakt është një burim.

Individualizmi. Kur përshëndet një kolegë, pothuajse gjithmonë i drejtohet me një “Maestro”, duke e ditur se është duke kënaqur bashkëbiseduesin e tij, por duke menduar në realitet për veten. Maestro: Saqë, në fakt, kanë shkruar për kaq shumë gazeta në Itali dhe mbi të gjitha i kanë drejtuar, duke i sjellë nga një gjendje para-mortore në një jetë të dytë të shkëlqyer? Ndiqni listën: L’Europeo, l’Indipendente, il Giornale dhe pastaj është Libero.

I lire (pranon një rini socialiste, por asgjë më shumë: idetë e vetme që ndjek janë te njëjtat, dhe jo gjithmonë), irreverent (mik i të gjithëve, respekton vetëm lexuesin dhe pjesën që shkruan në atë moment) dhe këmbëngulës (nuk kalon gjysmë shekulli gazetari në ato nivele vetëm me talent), Vittorio Feltri nuk është njeri i lehtë. Thotë atë qe mendon, mërzitet shpejt me gjithçka, ka një cinizëm të tijin. Por si gazetar që ka ngjitur të gjitha shkallet e profesionit (faqosës, redaktor, kronist, korrespondent, drejtor…), ka pak për të thënë. Në të vërtetë, shumë.

Kaq shumë saqë mund të shkruhet një libër. Atë që sapo ka bëre. Ja këtu : Vittorio Feltri, Il borghese. La mia vita e i miei incontri da cronista spettinato (Borgjezi. Jeta ime dhe takimet e mia si kronist i pakrehur),(Mondadori). Kemi përmendur vetëm gazetat që ka ringjallur ose lancuar.

Këtu brenda – në një libër që është pak autobiografi, pak një manual shkrimi, dhe pak histori e gazetarisë italiane – do të gjeni detajet. Mbi të gjitha do të gjeni kaq shumë konsiderata mbi botën e informacionit (te djeshme dhe te sotme), plot anekdota (Feltri e di mire si t’i mbushe me shije faqet) dhe shumë profile te kolegeve me merita (ndonjëherë edhe pak tr..a). Nga pjesa e parë e rëndësishme te Notte dhe pastaj në Corriere della Sera (kur “pagat e gazetarëve ishin te konsiderueshme: me më pak se dy paga mund të blije një Fiat 500”, dhe nuk qe akoma Wikipedia, por gjendej një redaktor i mbiquajtur Garzanti “te cilit ishte e mjaftueshme për t’i dhënë një datë ose një fjalë për të vepruar sikur të ishte enciklopedi humane “) deri më sot, kohe ne te cilën nuk kanë qenë kurrë kaq shumë të rinj që duan të punojnë në gazeta dhe kaq pak që i lexojnë ato.

Kohë të bukura kur ishin … Tamam, kush ishte kur Vittorio Feltri filloi të fanitet në redaksitë, dhe pastaj t’i drejtojë?

Eugenio Montale, për shembull.

Sigurisht, ky ishte një poet i çmimit Nobel. Por edhe firma nobile e Corriere delle Sera. Ishin vitet 70,Feltri ishte në Corriere d’Informazione, dhe hera e parë që u takua me “këtë njeri të shëndoshë dhe qesharak ” ishte në tualetet e kushtueshme dhe me mermer te Via Solferino-s. “Banjo është si një varrezë, një nivelues, dhe atje jemi të gjithë të njëjtë”. Të dy e gjetën veten simpatike. Për pjesën tjetër, Montale (i crregullt në veshje, duhanpirës vdekjeprurës, “tip bixar, i zgjuar, i veçantë”) kishte dy karakteristika. E para kishte një zë bubullues dhe shpesh improvizonte baritonin, duke mos u kujdesur për atë që po punonte. E dyta një lloj fodulli, por i sjellshëm: nuk bënte asnjë dallim midis të arriturit te fundit dhe penës së madhe. Të gjithë i konsideronte imbecile.

Pastaj Enzo Biagi.

Portreti që i bën Feltri është shembulli perfekt, dhe më i larti, se si dikush mund të shkruajë shumë mirë për një person, duke e shkatërruar atë. Një gjë – shumë e vështirë – që vetëm gazetarët më të mëdhenj mund ta bëjnë. Më vjen ne mend Montanelli, pastaj Mario Cervi. Dhe Feltri, pikërisht. Janë shtatë faqe: kënaquni me to.

Biagi ishte një “shkrimtar I shkelqyer”, “do ta quaja një impresionist”, “shumë afashinant”, “aq sa nuk i thellonte kurrë konceptet, aq i jepte një penelate.” Shkurtimisht, e keni kuptuar: së pari zbutet subjekti pastaj shtypet. Gjithmonë me stil. Shembull: “Enzo ishte një maestro për mua”. Me mahniste aftësia e tij për t’u paguar mirë”. Ose: “Ndjeja një admirim të madh për Enzon”. “Ishte një egoist i shquar, mendonte vetëm për veten, ai ishte dielli ne satelitët”. Thënë këtë, “Biagi hante si një vrasës i makaronave”, u bë gazetar ne moshe te re në Resto del Carlino por mjerë po t’ja kujtoje “që merrte kompensim edhe nga regjimi fashist,” ishte shumë i mirë për të zbuluar talente dhe mënyra e tij për të bërë intervista në TV ishte e thjeshtë dhe ngjallte sukses. “I ngjante një famullitari”.

Persa i përket Montanellit. Kapitulli mbi Indro-n është për tu lexuar. Brenda janë të gjitha veset dhe veset e toskanit të madh, dhe ne dritëhije madje edhe ato të orobikut të ri. Të dy ishin kaq shumë miq dhe kaq shumë armiq sepse në thelb janë identikë. Nëse jo në personalitet, në stof. Pastaj, mësimet mbeten.

“I dashur Vittorio – kujton Feltri qe i thoshte Indro – kur bën një gazetë, duhet te mbash gjithmonë prezent, duhet të mbani mend se njerëzve nuk ju interesojnë ndryshimet e politikës, kështu që duhet të bëni dy artikuj me baze te alternuara, nga te cilët njëri kundër një personazhi te rëndësishëm politik, dhe titulli duhet të jetë Koke k…. Nëse bëni një pjesë për Italinë, në vend të kësaj, titulli duhet të jetë vend m…. Kjo është teknika më e mirë ».

Që po ta mendosh mire, është një analizë e mahnitshme. Pastaj, nga te tijat, te mrekullueshmit Gaetano Afeltra i shtonte: «Vittorio, mbani mend gjithmonë rregullën e katër s-ve: para, shëndet, seks dhe gjak. (soldi, salute, sesso, sangue).Dhe në fund një skicë m… këtu dhe një atje “(ja, ndoshta – kam dhënë një shënim në ane – kohët e fundit është ekzagjeruar pak me dozat).

Megjithatë, Feltri i ka njohur të gjithë. Nga Nino Nutrizio (lexo si shkoi takimi i parë …) te Beppe Severgnini (“Montanelli e mori atë në Voce”, edhe pse për te më thoshte Beppe është vetëm pluhur).

Por këtu tani ka mbetur hapësirë vetëm për të kujtuar dy të tjerë. Giorgio Bocca (ai qe këtu kuptohet që Feltri e donte me shume “armikun e tij më të mirë”, “shkrim i rrjedhshëm”, “i vështirë dhe i papërpunuar”, i cili nuk duronte që e kaluara e tij te zbulohej, që jetonte si një markë me stigma. Nuk e vinte re se kishte mbetur fashist dhe do te mbetej për gjithë ekzistencen e tij.. Bocca ishte fashist në temperament, megjithëse jo më në parimet “).

Dhe natyrisht Oriana Fallaci. Mikja, kolegja, mësuesja, “perfeksionistja obsesive” …

Por për të treguar historinë e tyre, një artikull gazete nuk mjafton. Do të duhej një kapitull i tërë. Dhe vetëm Feltri mund ta shkruajë atë. Është i katërti.

Veritas.com.al/