Moscovici kthehet në sulm: “BE mund të deformohet nga pergjegjësit e së djathtës ekstreme”. Por pastaj thotë se nuk do të kandidoje në zgjedhjet e ardhshme evropiane. Lega: “Luan i tastieres”

Nga: Sergio Rame, Il Giornale/

Bashkimi Evropian mund të shpertheje ose të deformohet nga përgjegjësit e të djathtës ekstreme”.

Në një intervistë me Le Monde, Komisioneri Evropian për Çështjet Ekonomike dhe Monetare, Pierre Moscovici, kthehet në sulm ndaj populistëve. Sot, pasi ka vulosur qeverinë e verdhë-gjelbër si “ksenofobike dhe euroskeptike”, rendit emrat e politikanëve që mund të destabilizojnë Brukselin në zgjedhjet e ardhshme evropiane: “Matteo Salvini, Marine Le Pen ose Vitkor Orban”. Kështu që i drejton një goditje të ulet qeverisë Conte: “Dy zëvendës-kryeministrat italianë (Salvini dhe Di Maio) janë fëmijë të pabarazive dhe dallimeve,që mgjate nuk justifikojnë eceset e tyre”.

Moscovici vazhdon të meshoje mbi Italine.Gjithashtu ka vendosur që të mos kandidoje në zgjedhjet evropiane te majit te ardhshem me socialistët. “Është me të vërtetë një luan i tastierës”, komenton Guglielmo Picchi, nënsekretar i Punëve të Jashtme dhe eksponent i Lega-s. Duke thënë se ” nuk është momenti për tu kthyer mbrapa ose hezituar” për të shpëtuar Evropën, në intervistën me Le Monde, Moscovici quhet jashte loje ne 2019. Megjithatë nuk kursen kritikat ndaj Partisë Socialiste Evropianë (Pse) fajtore, në shikimin e tij se “nuk janë të vetëdijshëm për sfidën ekzistenciale përpara të cilës gjendet Evropa”. “Për herë të parë në historinë e saj – meshon Komisioneri i BE-së – ekzistenca (e Europes) është e kërcënuar: mund të shpërtheje ose të permbyset nga kryetarët e të djathtës ekstreme, Matteo Salvini, Marine Le Pen apo Viktor Orban”. Pra, ai i bën thirrje të gjitha forcave të tjera politike që të ndalojnë partitë populiste: “Në një moment të tillë,duhet të promovojmë unitetin e një Evrope më të fortë dhe më të integruar.” Nuk është momenti për tu terhequr mbrapa apo për të hezituar.

“Nuk jane kushtet për një kandidaturë“,ka thene komisioneri europian për Çështjet ekonomike, duke shpjeguar se kishte arritur ne këtë përfundim pas “nje reflektimi serioz“. “Nuk mund të shohim njëkohësisht Jean-Luc Melenchon,qe ka aksent nacionalist dhe konteston traktatet evropiane,dhe miqtë e mi socialistë dhe progresiste si Antonio Costa (kryeministri portugez), Pedro Sanchez (Kryeministri spanjoll) ose Alexis Tsipras (Kryeministri grek) ) -ka argumentuar Moscovici – nuk është as e njëjta e majtë dhe as e njëjta Evrope “. Sipas Komisionerit për Çështjet Ekonomike, Partia Socialiste Europiane ende nuk e ka sqaruar qëndrimin e saj: “A është me të vërtetë një parti evropianiste e zjarrtë apo është një parti euro-hezituese?”.

Moscovicit i eshte përgjigjur ashper Salvini. Qe gjatë një shfaqjeje të drejtpërdrejtë ne Facebook ka thene: “Një socialist francez që vjen për të na dhënë leksione të bën të qeshësh, nëse Europa neverit ata burokratë dhe teknokratë që kanë varfëruar një kontinent dhe na jep besim ne, natyrisht që problemi është i atyre që kanë keqqeverisur me vite të tëra”.

 Veritas.com.al/