Një fushë e presionit të lartë në Evropën Qendrore dhe Perëndimore do të jetë në gjendje të garantojë kushte të motit të mire edhe midis të premtes 28 shtator dhe fundjavës mbi pjesën më të madhe të vendit tone. Gjithashtu klima do të kthehet të jetë shumë e butë, ndonjëherë e nxehtë në orët e ditës në Qendër dhe Veri- njoftojnë ekspertët e 3bmeteo.

Midis të enjtes dhe të premtes do të strukturohet një ‘vortice depresionare’ e vogël por e fshehtë në Jon, në një zonë ku presioni do të mbetet mjaft i ulët. Kjo do të tentojë të lëvizë ngadalë në Perëndim dhe midis të premtes dhe fundjavës ajo do të ndikojë edhe në rajonet jugore me shira, stuhi dhe një përforcim të ri të ventilimit nga Greqia. Diku tjetër diell mbizotërues përveç disa reve tranzit në zonat malore dhe Adriatikut.

Ndërmjet të shtunës mbrëma dhe te dielës, situata mund të bëhet e ngatërruar edhe për Veriun, pasi pritet një rrjedhë e re e ajrit me të freskët nga kuadratat lindore që do të ulë temperaturat përsëri dhe do të sjellë pak re në rajonet e Adriatikut. Ende nuk do të ketë pasoja për sa i përket reshjeve në rajonet qendrore-veriore, por kjo manovër e parë mund të jetë preludi për një rënie të presionit më të përgjithësuar edhe në Evropën qendrore dhe kthimin e reshjeve duke filluar nga java e ardhshme.

Veritas.com.al/