Deri në fund të muajit qershor, moti do të jetë i paqëndrueshëm, me diell paradite dhe me shi pasdite. Pjesa e parë e ditës do të jetë me diell dhe temperatura që shkojnë deri në 30 gradë celsius dhe pasditeve do të ketë shira lokalë, deri në rrebeshe.

Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron qytetarët e pushuesit të kenë kujdes nga rrufetë, pasi do të kenë aktivitet në rritje, kryesisht në zonat bregdetare.

Meteorologu, Metodi Marku, kërkon nga qytetarët dhe pushuesit të bëjnë kujdes, pasi ka prezencë të lartë të shkarkesave elektrike, rrufeve.

Veritas.com.al/