Moti për këto ditë ishte parashikuar me diell dhe kthjellime. Madje sinoptikanët, duke u mbështetur mbi zhvillimet në kontinent, kishin parashikuar për nesër edhe temperatura të larta.

Sigurisht, temperaturat do të mbeten të larta, pro dielli ‘ka humbur’ që sot pasdite dhe nuk do të duket as nesër.

Sot në mesditë qielli nisi të nxihet gati papritur dhe një shi i rëndë po vjen rrotull.

Por shira të fuqishëm, erë në det, tallaze dallgë dhe vështirësi detare do të jenë të sigurta nesër. Nesër do të ketë mot me shira të rrëmbyeshëm dhe me erë. Gjatë gjithë ditës do të vazhdojnë këto kushte moti. Në mëngjes do të ketë një rritje të lehtë temperature, po kjo mund të mos zgjasë më shumë se një ditë.

Veritas.com.al/