Policia e Shtetit apelon drejtuesit e automjeteve që të tregojnë vigjilencë, teksa vendi është përfshirë nga moti i keq.
Përmes një njoftimi, policia ka dhënë një përditësim të situatës në disa prej akseve rrugore.
Njoftimi i policisë:
Reshje dëborë në juglindje të vendit. Me të dendura kanë qenë në zonat malore aty ku e trashësia ka shkuar nga 5-10 cm.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm vështirësi ka patur në qarkullim në fshatrat e zonave malore ndërkohë që të gjitha akset që lidhin zonat urbane me njësitë administrative janë të kalueshme pa probleme.
Rrugët nacionale përfshi dhe atë Qafë Thanë – Kapshticë – Zemblak – Gorice – Korçë – Leskovik janë të kalueshme pa probleme.
Te kalueshme janë edhe rrugët e fshatrave turistikë të Dardhës e Voskopojës por autoritetet e qarkullimit rrugor këshillojnë drejtuesit të pajisin mjetet e tyre me goma dimërore.
Nuk raportohen ndërprerje të energjisë elektrike me përjashtim të shkëputjeve të herëpashershme në zonat e thella. Temperaturat në juglindje shënojnë – 4 gradë celcius
Komente