Zv.kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku zhvilloi sot një takim koordinues në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, në kuadër të masave për përballimin e situatës që pritet të krijohet nga moti i keq në ditët në vijim.
“Pritet të nisë sonte në orët e natës, nga ora 1 e mbrëmjes do kemi agravim të situatës që nis nga veriu dhe përhapet në verilindje.
KESH ka analizuar situatën, për këtë arsye ju bej me dije se duke nisur nga 11 nëntori KESH ka nisur të ulë nivelet në basenin e Komanit dhe Vaut të Dejës, për të ulur nivelet për shkak të prurjeve të përrenjve. Parashikohen reshjet me intensitet të lartë, kohëzgjatja për pothuajse 48 orë.
Ndaloj për një moment, në situatën e Fushë Shkodrës, janë marrë masa nga KESH për të dy basenet, për të mbledhur ujin, pa qenë nevoja të hapen portat.” u shpreh znj. Balluku.
Komente