(FOTO: Nga Gryka e Rugovës)/

Moti i nxehtë në vendin tonë dhe në Europë po konsiderohet “i ashpër’ për jetën e njeriut. Disa qytete në Itali dhe në vende të Europës janë vënë nën regjimin e ‘kushteve emergjente’.

Në vendin tonë ka dynsje të mëdha njerëzish për në dete, lumenj ose edhe shatërvanë. Gjitahshtu në Kosovë; nuk ka një lum ku nuk ka qindra njerëz. Dje rruga Pejë- Gryka e Rugovës ishte e tejmbushur me makina. Qytetarët e Pejës dhe të zonave rrotull kërkonin trë gjenin një vend të freskët, ose edhe të shtriheshin në ujine  paktë të lumit.

Pritej që të uleshin temperaturat, por në fakt po ndiozet ajri; ashtu siç po shpërthejnë zjarre në pyje.

Nuk ka ndonjë shpresë të madhe se edhe këtë javë të mund të ulen temperaturat. E hëna do të sjellë sërish të njëtat vlera termike, si ditët e tjera.

Ditën e martë mund të nisë rënia graduale e temperaturave, rënie që do të vijojë deri të premten kur pritet që termometri të shënojë 4 -5 gradë C më pak.

Përsëri e shtuna sjell një rënie të vogël 1 – 2 gradë duke bërë që mesdita të shënojë 6 – 7 gradë me pak se sot, bën të ditur Meteoalb. Por i nxehti i ashpër nuk ka shans që të zhvendoset edhe kësaj jave që vjen nga ajëri ynë.

Territori i shtetit shqiptar do te mbetet në kushtet e thatësirës deri fundjavën tjetër.

Veritas.com.al/