(FOTO: Një pikë shitjeje në Murcia që është prodhuesi më i madh në Europë)/

Moti i keq në Itali dhe Spanjë, me sa duket do të ngrejë dukshëm çmimin e perimeve në gjithë Europën Perëndimore i thanë BBC  furnizuesit në supermarkete

Një nga furnizuesit tha s kombinimi i përmbytjeve, i motit të ftohtë dhe dritës së dobët kanë krijuar një “stuhi perfekt” të kushteve për rritje të dobët.

Kushtet e këqija në mbjellje mund të ndijojnë në çmim në fund të vitit.

Vërshimet në pjesën jug-lindore të  Spanjës, Murcia,  të kombinuara me mot të ftohtë në Itali kanë shkaktuar që shumë fusha të mbjella me sallata dhe brokoli kanë qenë thuajse të rrafshuara- tha drejtori i Menaxhimit të Produktit Kombëtar, Tim O’Malley.

Specat dhe patllixhanët janë mes atyre që janë dëmtuar shumë.

Murcia raportohet se ka reshjet më të dendura në 30 vjetët e fundit; por kjo është zona që bën furnizimin e 80 për qind të tregut të Europës me prodhime të freskëta gjatë stinë së dimrit.

/Veritas.com.al/