E enjtja e ardhshme, 14 marsi, ndonëse zyrtarisht është Dita e Verës, sipas parashikimit të sinoptikanëve pritet një ditë me shi të rrëmbyeshëm.
Moti me shi të fortë mund të vështirësojë festimet e organizuara me këtë rast. Kjo duket se ka vënë në dilemë Bashkinë e Tiranës, e cila ka përgatitur një kalendar të ngjeshur aktivitetesh
Bashkia e Tiranës ka parashikuar rreth 50 aktivitete festive për fëmijë e të rritur. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka kërkuar mendimin e qytetarëve për t’i spostuar festimet të dielën, më 17 mars, pra të dielën kur dhe moti pritet të rikthehet i ngrohtë dhe me diell.
Veritas.com.al/