Dita e premte sjell mot të kthjellët dhe të ftohtë në pjesën më të madhe të Shqipërisë ndërsa vranësirat shtohen gjatë orëve të mbrëmjes dhe në vijim.

Dita e shtunë rikthen reshjet në territor, dëborë në zonat malore mbi 400 m lartësi ndërsa shi në pjesën tjetër të vendit.

Pasditja e së shtunës sjell një tjetër rënie të theksuar të temperaturave në gjithë vendin duke zgjeruar zonën e shfaqjes së dëborës edhe në zonën e ulët veriperëndimore.

Mbrëmja e së shtunës deri mëngjesin e së dielës, sjell dëborën edhe në Tiranë, Elbasan, Berat ndërsa flokë dëbore shfaqen në Durrës, Fier dhe brigjet e Jonit por mundësi më të ulët për dëborë paraqesin Vlora dhe Saranda.

Në ditët në vijim do të ketë një rënie të ndjeshme të temperaturave duke bërë që në zonat malore vlerat minimale të zbresin edhe në minus 15 gradë Celsius, ndërsa në Ultësirën Perëndimore vlerat minimale pritet të zbresin edhe në minus 5 apo minus 6 gradë celsius.

VERITAS.COM.AL