Fundjava u mbyll me reshje shiu afatshkurtra në zonat fushore dhe reshje bore në zonat malore.

“Dita e sotme ka pas vranësira që do të vijojnë në orët e ardhshme duke bërë që të kemi reshje të pakta shiu në zonat qendrore dhe jugore ndërsa në zonat veri-lindore reshjet pritet që të jenë të pakta por në formën e borës”, thotë Hakli Osmani nga Metoalb

Sipas sinoptikanëve shiu do të ndalohet në zonat malore, duke lejuar kështu reshjet e borës.

“Duke filluar nga dita e hënë dhe në vijim  do të kemi kthjellime në territorin shqiptar duke bërë që  vranësirat të jenë më të paktë dhe të fokusuara kryesisht në zonat malore“ , thotë Osmani.

Kjo javë do të jetë më e ngrohtë se ajo që lamë pas. Temperaturat do të vijojnë nga vlerat negative në ato pozitive.

“Përsa i përket vlerave termike pritet që të shënohen më -4 dhe -5 gradë celsius në zonat malore, ndërsa përgjatë ultësirës perëndimore pritet që vlera maksimale të shënohet 15 gradë celsius”, thotë Osmani.

Veritas.com.al/