Era e fortë dhe reshjet e shiut që përfshinë vendin në 24 orët e fundit do të vijojnë edhe gjatë ditës së hënë. Më të rrezikuara do të jenë zonat bregdetare për shkak të erës që krijon dallgë të mëdha në det.

“Për të gjithë ata që janë duke pushuar gjatë këtyre 3 ditëve dhe ditët e fundit të Korrikut, do të kenë një mot disi të qëndrueshëm sa i përket reshjeve, por parametri i erës, deti i trazuar dhe temperaturat do të jenë më shumë se 32 gradë në zonat bregdetare”.

Prej 1 Gushtit, situata do të ndryshojë në favor të pushuesve.

“Pritet të kemi direkt një përmirësim të motit, duke filluar që nga data 1. Do të kemi ardhje të masave ajrore të cilat janë me origjinë nga veriu i Afrikës. Përsa i përket vlerave termike, parashikohet që në pjesën e parë të variojnë nga 32 deri në 35 gradë”.

Si pasojë e motit të keq, gjatë të dielës u rrezikuan disa pushues në plazhet e Shkodrës, Vlorës e Durrësit; ndërsa dy të tjerë humbën jetën.

VERITAS.COM.AL/