Kosova nuk u përfshi në agjendën e takimit të ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës.

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani në një reagim të tij, shprehet se kjo ishte një mundësi historike e humbur për Prishtinën.

Sakaq ai i bën thirrje qeverisë së Kosovës që të veprojë më shpejtësi për të përmbushur zotimet dhe angazhimet me partnerët ndërkombëtarë.

” Dështimi për të vendosur për anëtarësimin e Kosovës në Ministarin e sotëm të @CoE është një mundësi e humbur historike për Kosovën që të ketë një vend të merituar në tryezë dhe një zë më të fortë në formësimin e një Evrope të bashkuar dhe demokratike. Është e nevojshme që Qeveria e Kosovës të veprojë me shpejtësi për të përmbushur zotimet që ka marrë dhe të angazhohet në mënyrë konstruktive me partnerët dhe përkrahësit e saj të vendosur ndërkombëtarë. Kjo duhet të pasohet me përpjekje kolektive që në të ardhmen e afërt të mbahet një tjetër Komitet Ministrash. Të gjithë duhet të veprojmë me shpejtësi për të përmbushur atë që i kemi borxh popullit të Kosovës!”, shkruan ministri Hasani në një postim në platformën “X”.