Dita e martë e 14 dhjetorit do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.
Priten reshje të dobëta në qarqet Kukës dhe Korçë, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje lokale të dobëta.
Në zonat malore të qarqeve Kukës dhe Koçë reshjet priten të jenë në formë dëbore.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare dhe në bregdet deri e fortë.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet 5 / 13 °C, në vendet e ulëta 1 / 12 °C dhe në vendet malore -2 / 5 °C.